Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

KFOR-i përfundon vendosjen e përkohshme të forcave rezervë në Kosovë

Gazeta10
22 Gusht 2025 - 17:31

KFOR, misioni i NATO-s në Kosovë, ka bërë të ditur se mbërritja e afërsisht 70 automjeteve ushtarake dhe personelit mbështetës në Kampin Bondsteel sot shënoi përfundimin e vendosjes së përkohshme të forcave rezervë shtesë në Kosovë për qëllime trajnimi.

Sipas njoftimit të lëshuar nga KFOR-i, kontingjenti nga Mbretëria e Bashkuar, i përbërë nga mbi 350 ushtarë të Gardës Skoceze, do të zhvillojë aktivitete stërvitore në bashkëpunim me trupat e KFOR-it në Kosovë.

“Ky trajnim është pjesë e aktiviteteve të rregullta që synojnë të rrisin gatishmërinë operacionale të KFOR-it dhe aftësinë për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive çdo zhvillimi të sigurisë. Ai zhvillohet në përputhje me mandatin afatgjatë të KFOR-it, i bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999,” thuhet në njoftim.

Pas përfundimit të trajnimeve, kontingjenti i Gardës Skoceze pritet të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.