Lajme

KFOR-i rrit prezencën në Jarinjë e Bërnjak

Gazeta10
16 Gusht 2022 - 23:32

KFOR-i ka rritur prezencën në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, si dhe aktivitetet patrulluese në veri.

KFOR-i për “Kosovo Online” ka thënë se këto masa janë marrë për të mundësuar të reagojë shpejt ndaj gjitha sfidave të sigurisë, transmeton Gazeta10.

“Ne duam të sigurojmë të gjithë se KFOR-i është i gatshëm të intervenojë nëse është nevoja”, është thënë nga Zyra për Media e KFOR-it në pyetjet për rritjen e prezencës në Jarinjë e Bërnjak.

KFOR-i ka thënë se në mandatin që ka, që buron nga rezoluta 1244 e OKB-së, do të ofrojë një ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për gjithë qytetarët e Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.