Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

KFOR-i u jep medalje ushtarëve turq për kontributin e tyre

Gazeta10
22 February 2025 - 19:27

Komandanti i Komandës Rajonale në perëndim të KFOR-it, kolonel Francesco Errico, kryesoi ceremoninë ndërkombëtare të ngritjes së flamurit dhe ndarjes së medaljeve të kontingjentit ushtarak turk në Kampin Villagio Italia në Pejë.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se komandanti shprehu mirënjohjen e tij për personelin e shpërblyer për kontributin e tyre të rëndësishëm në përpjekjet e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Ndër tjera, shtohet se KFOR-i është duke e vazhduar punën e tij në kuadër të Rezolutës 1244 të OKB-së. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.