Në një situatë kur i gjithë globi është në tension, kur përmendet bombat nukleare, kur ke atak të drejtëpërdrejtë të një shteti armik, dhe realisht t’i punon për tu mbrojtur. Mi pas të gjithë tenderët publik, mi tregu edhe Serbisë dhe Rusisë të gjitha këto gjëra, mua më kujtohen këto raste, kur ende pa i ditur disa gjëra policia, dilnin në publik”, ishte deklarata e Ministrit Xhelal Sveçla ndaj të cilës ka reaguar deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili duke pyetur se “pasulin e gullashin po e fshehni prej Rusisë”.
Deputetja e LDK-së ka përmendur edhe kontratën 15 milionë euroshe të Microsoftit, për të cilën ajo thotë se i është dhënë një kompanie të dyshuar për korrupsion në Shqipëri, e fshehja për këtë ka ardhur pasi është rritur çmimi nga 9 në 15 milionë euro.
“Kontratën e IT-së që ke vendosur t’ia japësh për 15 milionë një kompanie të dyshuar për korrupsion në Shqipëri, s’e ke fshehur nga Serbia, por nga dhjetëra kompani të IT në Kosovë. E ke FSHEHUR, sepse ke ZGJEDHUR ta rrisësh çmimin nga 9 në 15 milionë, duke i zhvatur 6 milionë.
E ky është vetëm NJË nga 270 milionët e juaj ndër tavolinë”, ka shkruar Kica-Xhelili në Facebook
“Të korruptuar jeni e të tillë do t’iu mbajmë mend, sepse nuk ju ka mbetur gjatë”, ka shkruar tutje ajo.