
Edhe një ditë pas, zjarri i cili përfshiu një fabrikë në Parkun e Biznesit në Drenas ende nuk është shuajtur i tëri.
Nga pamjet që ka siguruar Gazeta10, vërehet ende tymi nga vendi i ngjarjes, derisa vazhdojnë të qëndeojnë edhe ekipet e zjarrëfikësve.
Zjarri i së hënës, sipas njoftimit të policisë, bëri dëme të konsiderueshme material, ndonëse nuk u raportua për të lënduar./Gazeta10/
