
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, hodhi poshtë krahasimet ndërmjet Darwin Nunez e Erling Haaland, para ndeshjes ku takohen ‘të kuqtë’ me Manchester Cityn. Ai tha se sulmuesi uruguaian do të shënonte më shumë po të ishte në sulmin e ‘qytetarëve’, pasi që iu përshtatet asaj loje.
“Më lejoni ta them kështu, mendoj se Darwin Nunez do të kishte shënuar disa gola të tjerë nëse do të kishte luajtur në qendër të sulmit te Man City këtë sezon. Ai do të ishte një sulmues mjaft i mirë për ta. Ne duhet të përmirësojmë lojën tonë për ta sjellë më shpesh në këto situata atë.
“Nuk e di, por shpresoj se nuk është në një proces ku ai e krahason veten me Erling Haaland. Mendoj se ai me të vërtetë po bën hapa këtu, mund ta shihni në fytyrën e tij, goli i tij [kundër Rangers të mërkurën] ishte vërtet i rëndësishëm për të”.
Nesër luhet supersfida e javës Liverpool – Manchester City, vendasve ju duhet fitorja me patjetër pas një starti të dobët.