
Komentatori politik, Fidan Rama, i ka pyetur deputetët e LVV-së, të cilët janë të ftuar në “Politiko”, se a është e gatshme kjo parti që të heq dorë nga posti i kryeministrit dhe atë t’ia ofrojë LDK-së.
Ai ka pyetur Rexhajn dhe Mujën se a janë të gatshëm për kompromis për koalicion me LDK-në.
“Nëse ju jeni të gatshëm që ta jepni postin e kryeministrit, unë besojë që LDK-ja duhet me ardhë në koalicion me ju, por ja që ju nuk jeni të gatshëm me ba kompromise z.Muja dhe Rexhaj në këtë drejtim, sepse besoni që elektorati ju ka votuar për me mbajtë atë pozicion dhe LDK-ja, unë besojë që nuk ka asnjë arsye të vetme të lëviz nga pozicioni i saj për me nejtë në opozitë në rast se ia jepni postin e kryeministrit”, ka thënë Rama. /Gazeta10