Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Koalicionit AAK- Nisma i bashkohet edhe Forumi Intelektual E-2030

Gazeta10
15 February 2024 - 16:20

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, sot i është bashkuar në koalicion edhe Forumi Intelektual E-2030 që në krye ka Artan Nimanin, dikur pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Sipas njoftimit të tyre, ata janë të hapur për zgjerim të koalicionit me cilëndo parti apo shoqatë që kanë si synim ndaljen e degradimit të shtetit dhe rikthimin e demokracisë.

Këto janë përmendur si parakusht me qëllim të zhvillimit të mëtutjeshëm të Kosovës dhe rrugëtimit të vendit drejt strukturave euro-atlantike.

Njoftimi i plotë:

Marrëveshja e koalicionit AAK – Nisma dhe Forumi Intelektual E-2030

Intelektual Europa 2030, i bashkohet Koalicionit Aleanca për Ardhmërinë Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate për zgjedhjet e ardhshme parlamentare

AAK, NISMA Socialdemokrate dhe Forumi Intelektual E-30 dakordohen që të punojnë së bashku për Shtetin e Kosovës dhe përcaktohen të jenë të hapura për zgjërim të koalicionit me të gjitha ato parti politike, nisma qytetare apo shoqata që përfaqësojnë sfera të ndryshme interesi e që për synim kanë ndaljen e degradimit të shtetit, rikthimin e demokracisë si parakusht të një zhvillimi të qëndrueshëm e afatgjatë, si dhe integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike, kjo në partneritet të përhershëm me aleatët strategjikë, SHBA dhe BE.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Social Demokrate dhe Forumi i Intelektualëve E 2030, garojnë në një Listë të Përbashkët zgjedhore!

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
24 September 2026
Lajme
24 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.