
I dyshuari për përgatitjen e atentatit ndaj kryeministrit Albin Kurti, Prekë Kodra, ka thënë se kur Policia e ndali në kufi gjatë hyrjes së tij në Kosovë atij iu konfiskua telefoni i tij, që sot e kësaj dite thotë se nuk e mori asnjëherë.
Kodra në emisionin ‘Pressing’ në një lidhje të drejtpërdrejtë tha se në veturën e vajzës së tij të cilën ishte duke e vozitur ai, u gjet edhe një telefon tjetër.
Për këtë telefon, Kodra thotë se nuk ishte në dijeni, por dyshonte se mund të ishte i ndonjë shoku ose shoqe të vajzës së tij.
“Ma kanë marrë telefonin tem, aty në makinë është gjetur edhe një telefon tjetër pa dijeninë time. Një ditë më parë vajza e ka pas mbrëmjen e maturës, dhe ka pasë shok e shoqe në makinë dhe dyshojsha mos i ka rënë dikujt nga shokët e shoqet e klasës. Nuk jam interesuar për telefonin tjetër. Kam qenë i interesuar vetëm për telefonin tim. Ma kanë marrë telefonin kam pas të dhënat e ndërmarrjes dhe nuk ma kanë kthyer sot e kësaj dite”, tha ai.
Kodra tha se e gjithë kjo situatë është duke ia vështirësuar jetën atij dhe familjes së tij.
“Cka me spjegu, se është diçka që vetëm kanë shpik sikur kanë shpik persona të paidentifikum për mu,. Albin Kurtin e njoh vetëm përmes televizionit, unë nuk e njof dhe nuk kam asnjë lidhje në Kosovë për asnjë lloj qëllimi të keq. Më vjen keq, më keni akuzu, po më merrni në qaf mu edhe familjen teme”, tha ai.
Tutje ai tregoi për momentin se si e mori vesh për lakimin e emrit të tij si i dyshuar për përgatitjen e atentatit ndaj Kurtit.
“Për herë të parë e kam marrë paradite rreth orës 11:00, kam qenë në Shkoder në kafe dhe më ttherret dikush nga Gjermania dhe më thotë a je duke i shiku lajmet, dhe kur e pash atë gjë që unë se kisha imagjinu kurrë në jetën teme”.
Kodra po ashtu tregoi edhe për momentin kur ai u ndalua nga Policia e Kosovës në kufi, gjatë hyrjes së tij në Kosovë, rreth një viti më parë.
“Nuk më ka pyet kërkush nga policia për këtë gjë. Mua më kanë ndalë në Kosovë para një viti në Doganë.