Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Komandanti i KFOR-it: Situata në Kosovë, e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme

Gazeta10
19 January 2023 - 13:04

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Angelo Michele Ristuccia, ka marrë pjesë në takimin e fundit të Shefave të Mbrojtjes të NATO-s, raporton Gazeta10.

Ai falënderoi aleatët dhe partnerët për kontributin dhe mbështetjen e tyre në misionin e NATO-s dhe i përditësoi ato për aktivitetet e KFOR-it dhe situatën e sigurisë.

“Aktualisht, situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është përgjithësisht e qetë, por jashtëzakonisht e brishtë, e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura dhe ndonjëherë çështje që ndërlidhen”, tha Ristuccia.

Komandanti nënvizoi se KFOR-i vazhdon të zbatojë çdo ditë dhe në mënyrë të paanshme mandatin e dhënë nga OKB për të ruajtur sigurinë dhe lirinë e lëvizjes dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse është e nevojshme./Gazeta10

https://twitter.com/NATO_KFOR/status/1616036378067992576?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1616036378067992576%7Ctwgr%5Ed011cd2ffea67fa7dda4be70c56405edae42acb7%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Fkomandanti-i-kfor-it-situata-ne-kosove-e-paqendrueshme-dhe-e-paparashikueshme%2F

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.