Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Komisioni Diciplinor e ka trajtuar me urgjencë rastin e asamblistit Mujeci” – Flet deputetja e VV-së

Gazeta10
15 Gusht 2023 - 18:05

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza në Info10 për rastin e ish asamblistët të VV-së, i cili u arrestua sot në Tiranë, tha se Komisioni Diciplinor ka marrë vendimin e menjëhershëm për largimin e Besnik Mujeci nga partia.

Sipas saj, Vetëvendosja nuk dëshiron të humb kohë në raste të kundërligjshme si kjo e ansambleistit, raporton Gazeta10.

“Komisioni Diciplinor është mbledhur menjëherë në mënyrë urgjente e ka trajtuar si rast dhe ka marrë vendimin që zoti Mujeci të mos jetë antarë i VV-së, këto çështje janë të dënueshme dhe nuk dëshirojmë që të ketë asnjë hapsirë kohore kur kemi të bëjmë me fenomene të tilla të kundërligjshme”, tha ajo në Info10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.