
Gjiganti I futbollit anglez, Liverpool, është nxjerrë në shitje, shkruan Gazeta10.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat angleze, kompania amerikane Fenëay Sports Group ka nxjerrë në shitje Liverpoolin.
Kompania amerikane ka përgatitur një prezantim të plotë për shitjen e klubit dhe janë duke pritur oferta për t’a shitur klubin anglez.
FSG kishin blerë aksionet e Liverpoolit që nga tetori i vitit 2010, ku e blenë këtë klub nga biznesmenët George Gillet dhe Tom Hicks.
Në një deklaratë të dhënë për The Athletic, FSG tha se “nën termat dhe kushtet e duhura”, ata do të ishin të hapur për ta shitur klubin.
“FSG ka marrë shpesh shprehje interesi nga palë të treta që kërkojnë të bëhen aksionarë në Liverpool”, kanë shkruar nga grupi investues.
Në pronësi të Fenëay Sports Group, Liverpooli ka pasur suksese të mëdha, sidomos që nga angazhimi i trajnerit Jurgen Klopp në vitin 2015.
Nën drejtimin e trajnerit gjerman, Redsat e fituan titullin e Ligës Premier, Ligën e Kampionëve, Carabao Cup dhe FA Cup.
FSG që është edhe pronar i klubit të bejsbollit, Boston Red Sox, rrjetit televiziv NESN, 50 për qind të Roush Fenëay Racing dhe Fenëay Sports Management që udhëhiqet nga John Henry. /Gazeta10/