Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

‘Kompanisë Higjiena iu vonohen pagat, s’ka as fletë poseduese’, Demaliaj akuzon Ramosajn

Gazeta10
24 September 2025 - 21:04

Kandidati për kryetar të Deçanit, Shkumbin Demalija, ka kritikuar ashpër komunën për mënyrën se si është menaxhuar kompania komunale “Higjiena”.

Në debatin me kandidatë për kryetar në “Politiko”, ai tha se kjo kompani ka dështuar totalisht dhe se vetë komuna i ka borxh rreth një milion euro, duke i vonuar pagat e punëtorëve dhe duke e trajtuar në mënyrën më të keqe të mundshme.

“Kur flasim për themelimin e një kompanie, kemi dështuar me ‘Higjienën’. Komuna ia ka një milion euro borxh, ia vonon pagat e trajton si është më së keqi. Për me themelu edhe një kompani të ujit, kjo është mizerie në kuadër të institucionalitetit, për shkak se e kemi provuar me ‘Higjienën’, e cila sot as flet poseduese nuk ka, nuk ekziston në hartën e Deçanit”, tha Demalija.

Ai shtoi se themelimi i një kompanie të re për ujësjellësin është i panevojshëm, përderisa problemet me kompaninë aktuale nuk janë zgjidhur. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.