
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sonte ndezen dritat e fundvitit, raporton Gazeta10.
Këto drita do të ndezen në sheshin “Xhorxh Bush” ku do të hapet “Tregu i Fundvitit”.
Po ashtu, do të ketë edhe performancë muzikore nga “String String” dhe grupi “Okarina”.
Komuna fton qytetarët për të festuar së bashku.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Të nderuar qytetarë të Kryeqytetit, sonte me datë: 13.12.2022 duke filluar nga ora 19:00 në sheshin “Xhorxh Bush” do të hapet “Tregu i Fundvitit” si dhe do të bëhet ndezja e dritave për festat e fundvitit.
Gjithashtu, do të ketë edhe performanca muzikore nga “String String” si dhe grupi “Okarina”.
Ejani të festojmë së bashku!
Komuna e Prishtinës Perparim Rama Donjeta Sahatçiu Alban Zogaj”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës. / Gazeta10.