
Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që qytetarët të mos e paguajnë nesër Trafikun Urban, raporton Gazeta10.
Ky vendim është marrë për nder të ditës ndërkombëtare pa makina.
Tutje, në njoftim thuhet se qytetari do të jetë përherë prioriteti i Komunës së Prishtinës.
Këtu keni njoftimin e plotë:
Bazuar në vendimin e Komunës së Prishtinës, për nder të ditës ndërkombëtare pa makina, më datë 22.09.2022 lirohen nga pagesa të gjithë qytetarët që shfrytëzojnë transportin publik të N.P.K. “Trafiku Urban” SH.A.
Qasja në transportin publik promovon dhe siguron lirinë e lëvizjes për të gjithë, pa pasur nevojë të varemi nga statusi i pronësisë së automjeteve.
Lehtësirat e mundshme për transport brenda Prishtinës, për qytetarin janë dhe mbeten prioritet i yni”, thuhet në njoftimin e tyre. / Gazeta10