Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Komuna e Prishtinës shton nisjet nga aeroporti në qytet dhe anasjelltas për shkak të ndeshjes Kosovë-Turqi

Gazeta10
30 March 2026 - 11:54

Komuna e Prishtinës ka njoftuar për shtimin e nisjeve në linjën 1A, nga aeroporti “Adem Jashari” në Prishtinë dhe anasjelltas me rastin e ndeshjes së play-off-it për kualifikim në Kupën e Botës, Kosovë – Turqi.

“Njoftojmë qytetarët se, me rastin e zhvillimit të ndeshjes Kosovë – Turqi dhe rritjes së kërkesës për qarkullim, në bashkëpunim me Trafikun Urban, më 31 mars dhe 1 prill do të shtohen nisjet në linjën 1A Aeroport – Prishtinë dhe anasjelltas”, thuhet në njoftim.

“Nisjet do të realizohen çdo një orë, nga ora 06:00 deri në 24:00, nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” dhe nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.