Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konfirmim për Gazeta10: Vdes një person në Drenas, u godit nga një veturë

Gazeta10
30 October 2022 - 19:55

Një person ka vdekur pasi është goditur nga një veturë në rrugën Bardh i madh në Drenas.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Bardh i madh-Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.