Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Konfirmim për Gazeta10: Vetaksidenti i veturës 4Z, lëndohen 3 persona

Gazeta10
16 Nëntor 2022 - 10:31

Një veturë 4Z është vetaksidentuar mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Gjilan. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, raporton Gazeta10.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa policia ka nisur hetim për zbardhjen e shkaqeve që çuan deri te vetaksidenti.

Këto informacione i dha për Gazeta10 zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:00, në rrugën Prishtinë -Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, tha Ahmeti për Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.