Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konfirmim për Gazeta10: Vetura shkel një person në Korreticë të Drenasit

Gazeta10
10 November 2022 - 15:49

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Korreticë të Drenasit, ku janë përfshirë një këmbësore dhe dy vetura, raporton Gazeta10.

Viktima e cila ka pësuar lëndime trupore është dërguar për tretaman mjekësor.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran-Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësore dhe dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar këmbësorja,  e cila është dërguar për tretman mjekësor.”, tha Ahmeti.

Po ashtu hetimi i aksidentit është duke vazhduar nga njësiti i trafikut./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.