Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Konjufca: BE e plotë vetëm me të gjitha kombet pjesë e saj

Gazeta10
14 December 2022 - 13:44

Në ceremoninë e nënshkrimit për aplikim në Bashkimin Evropian mori fjalën edhe Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, raporton Gazeta10.

Ai gjatë fjalimit të tij përmendi edhe disa fjalë të vizionarit të BE-së, Zhan Mone i cili ka thënë se nuk ka të ardhme për ne njerëzit e Evropës veqsë përmes bashkimit tonë.

“Bashkimi Evropian është i plotë vetëm kur të gjitha kombet evropiane janë pjesë e këtij bashkimi”, tha ai.

Sipas tij për këtë arsye sot e nënshkruajtën kërkesën zyrtare që do ta nisë procesin e antarësimit dhe integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

“Bashkimi Evropian ofron stabilitet siguri demokraci dhe prosperitet zhvillimor kur rresektimi i të drejtave të njeriut, konkurenca e ndershme dhe lëvizja e lirë e njerëzve dhe e puntorëve janë në thelbin e saj. Një union që e stimulon rritjen ekonomike dhe mirëqenien e popujëve ndihmon në krijimin e më shumë vendeve të punës”, tha ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.