Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konjufca dënon sulmet e Iranit ndaj bazave amerikane dhe civilëve në Lindjen e Mesme

Gazeta10
01 March 2026 - 16:47
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar ashpër sulmet e regjimit iranian ndaj bazave ushtarake amerikane dhe vendeve partnere në Lindjen e Mesme.

Përmes një postimi në platformën X, Konjufca ka theksuar se sulmet e fundit ndaj zonave civile në Jerusalem, ku sipas raportimeve kanë humbur jetën të paktën nëntë persona, si dhe sulmet pa dallim që kanë shënjestruar zona komerciale dhe rezidenciale në Emiratet e Bashkuara Arabe, përbëjnë një shpërfillje të rrezikshme ndaj jetëve të pafajshme dhe stabilitetit rajonal.

“Kosova qëndron fuqishëm përkrah aleatëve tanë amerikanë dhe partnerëve tanë në rajon kundër veprimeve që kërcënojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin ndërkombëtar”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.