Gazeta10

Konjufca në Strasburg: Morëm mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është duke qëndruar për vizitë në selinë e Këshillit të Evropës, në Strasburg të Francës.

Kunjofca ka thënë se gjatë takimeve të ndryshme që ka zhvilluar atje, i është ofruar mbështetje në përpjekjet për anëtarësimin e Kosovës në KiE, raporton Gazeta10.

“Sot ishte dita e parë e vizitës në selinë e Këshillit të Evropës, në Strasburg të Francës. Bashkë me nënkryetaren e Kuvendit dhe kryesuesen e delegacionit të Kosovës, Saranda Bogujevci, si dhe anëtarët – Ariana Musliu Shoshi, Besnik Tahiri e Enis Kervan, u mirëpritëm në një takim të veçantë nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Tiny Kox dhe Sekretarja e Përgjithshme, Despina Chatzivassiliou”, ka thënë Konjufca.

Tutje, ai tregon se ka zhvilluar takime të veçanta me Kryesuesin e Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci, Zsolt Németh, Kryesuesin e Grupit Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën, Iulian Bulai, me deputetin nga radhët e delegacionit gjerman në APKE, Knut Abraham, si dhe me George Papandreun nga radhët e delegacionit grek, njëherësh edhe raportues për Ballkanin Perëndimor.

“Në këto takime diskutuam për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, mbështetjen e nevojshme që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit, progresin për respektimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit, gjë që dëshmohet nga raportet ndërkombëtare, si dhe tema të tjera me interes për thellimin e bashkëpunimit me Këshillin e Evropës. Takimet përmbajtjesore, të hapura dhe të sinqerta ishin mundësi e mirë për shpalosjen e të arriturave dhe objektivave të Republikës së Kosovës drejt integrimit euroatlantik. Morëm mbështetje për përpjekjet tona që të anëtarësohemi në KiE, e po ashtu u vlerësua rëndësia dhe domosdoshmëria e anëtarësimit pa vonesë të Republikës së Kosovës në këtë organizatë”, ka thënë Konjufca./Gazeta10

NË FOKUS

ssssssssssss
Prishtina Mall, mrekullia arkitektonike nga Kosova
Capture-83
Nënë e bijë në Fushë-Kosovë dyshohet se u plagosën për çështje pronësore
kurti-albin-1-1500x1000
6 kushtet e Albin Kurtit për pranimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe
csfsdcfs
Prishtina Mall, investimi më i madh privat nga paslufta në Kosovë
ddddddddddddddddddddddaaaaaaaa
Lushtaku i PDK-së: Unë e mbështes qëndrimin e Kurtit, Kosovës nuk i duhet Asociacioni
w_57794423-920x560-1
Kryeministri kroat i reagon presidentit Milanoviq: Kosova është shtet i pavarur, s’e ka aneksuar askush
327879897_515184650744611_8125306403054678261_n
Ahmeti: Albin Kurti nuk e pranon “Zajednicën”, pikë
324383982_1231481120778257_7716010291127426959_n
Prishtina Mall, mrekullia arkitektonike dhe ekonomike nga Kosova