Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konjufca: Nëse nuk nënshkruhet, marrëveshja e Ohrit është një letër e pavlerë

Gazeta10
08 December 2023 - 22:25

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë sot se gjashtë pikat e marrëveshjes së Ohrit janë ndërtuar për Kosovën. Ai në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se pjesa bazike e marrëveshjes janë pikat në favor të sovranitetit të Kosovës.

Unë mendoj se qasja që të dy shtetet duhet në mënyrë të pavarur dhe krejtësisht të shkëputur nga ndërlidhja e pikave të marrëveshjes së Ohrit, secila duhet të zbatojë pjesën e vetë, nuk është një plan që do të mund të ecë përpara. Ka shumë probleme, kryesisht se kush do të jetë i pari që do të bëjë hapin dhe në cilin drejtim. Ju duhet ta kuptoni që gjashtë pikat e para të marrëveshjes së Ohrit janë ndërtuar pikërisht për Kosovën. Dhe unë mendoj që kur ndërtohet një marrëveshje ndërkombëtare pikat e renditjes nuk janë të rastësishme. Do me thënë pjesa bazike, pjesa e parë e marrëveshjes janë pikat në favor të sovranitetit të Kosovës, për konsolidimin e mëtejshëm të sovranitetit të Kosovës”, ka thënë ai.

Konjufca tutje tha se pika e shtatë është në favor të Serbisë, teksa tha që nëse nuk nënshkruhet kjo marrëveshje atëherë është një letër e pavlerë.

“Pika që është vendosur në favor të Serbisë është pika e shtatë e marrëveshjes së Ohrit. Dhe aty thuhet Kosova e ka për obligim gjetjen e një forme të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë. Kjo nuk mund të bëhet nëse nuk vendoset në një pako të përgjithshme, që është marrëveshja e Ohrit, e cila nuk është nënshkruar nga Serbia. Bashkësia Ndërkombëtare po thotë që nuk ka lidhje që nuk është nënshkruar, por qeveria e Kosovës mendon që është thelbësore që kjo marrëveshje të nënshkruhet nga palët, ose nëse nuk nënshkruhet ajo është një letër pa vlerë”, tha tutje ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.