Gazeta10

Konjufca nga Strasburg: Kosova ka mbështetje të eurodeputetëve për anëtarësim në KiE

Në ditën e tretë të vizitës zyrtare në Strasburg, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, zhvilloi takime me disa delagacione të shteteve anëtare në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), grupe politike dhe udhëheqës të komiteteve.

“Kreu i Kuvendit takoi kryesuesin e delegacionit francez në APKE, Bertrand Bouyx, të shoqëruar nga anëtarët e delegacionit francez, kryesuesin e delegacionit turk, Ahmet Yildiz, të shoqëruar nga anëtarët e delegacionit turk, zv.udhëheqësen e Grupit Socialist, Demokrat dhe të Gjelbërit, Selin Sayek Böke, kryesuesen e Komitetit për Barazi dhe mosdiskriminim, Mariia Mezentseva, si dhe kryesuesin e Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejta të Njeriut, Damien Cottier. Duke i falënderuar për mbështetjen që i kanë dhënë Republikës së Kosovës ndër vite dhe për ndërmarrjen e hapave që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, kryetari Glauk Konjufca i njoftoi bashkëbiseduesit me të arriturat e Republikës së Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe pakicave kombëtare”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Tutje, thuhet se Kosova mori vëmendje të posaçme dhe mbështetje të theksuar nga eurodeputetët për anëtarësim në KiE.

“Në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Republika e Kosovës mori vëmendje të posaçme dhe mbështetje të theksuar nga eurodeputetët për anëtarësim.”, thuhet në komunikatën e tyre.

Në këto takime u shkëmbyen gjithashtu pikëpamje për tema të tjera me interes dhe për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, ndërsa temë e veçantë e diskutimit ishte procesi i anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës./Gazeta10

NË FOKUS

418182730_743633051288017_6642594476175055703_n
E dhimbshme: Kjo është gruaja që vdiq pasi u plagos me armë në Prishtinë, ishte kalimtare rasti
900-0-policia-naten-ne-shkoder-vrasje-972x579-1
E dhimbshme: Ky është i riu që u vra sonte në Prishtinë
Adriana-Matoshi-2-668x375-1
Adriana Matoshi në iftar me ish bashkëshortin dhe të birin
LAJMI-I-FUNDIT
Këta janë dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e rëndë në Prishtinë, ende në arrat
konf
Kështu nisi konflikti mes “Cucit” dhe vëllezërve Berisha që përfundoi me dy viktima në Kolovicë
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Policia jep detaje për vdekjen e Triumf Feratit
vrasje
Dy meshkuj gjenden të pajetë në Prishtinë, policia jep detajet e fundit  
Tri
Personi që u gjet i vdekur në Gurrakoc është vëllai i kryetarit të Istogut