
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shkaktuar të qeshura në Kuvendin e Kosovës.
Pas disa replikave mes ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me disa deputetet, Konjufca me të qeshura iu drejtuar deputeteve dhe ministres Haxhiu duke iu propozuar t’i ndajnë meritat.
“Pse spo i ndali kapak meritat, do me i nda”, ka thënë Konjufca.
Më pas, sërish me të qeshura ai iu drejtuar ministres Haxhiu duke i thënë se po monopolizon meritat se se kështu rrezikon edhe mësyshin.
“Albulena e monopolizove krejtë edhe në opozitë ma të mirtit edhe në qeveri ma të mirtit, kadal se mësyshi tani, nuk ban ashtu”, ka thënë Konjufca me të qeshura. /Gazeta10