
Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik në oborrin e Qeverisë së Kosovës, pas raportimeve se Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka falur borxhet e kompanive për ambalazhimin e ujit.
Zyrtarë të kësaj partie kanë vendosur një çezme ku kanë shkruar “Për nder të Liburn Aliut i cili na lëshoi çeshmen. Kompanitë milionëshe”.
Aktivisti i PSD-së, Nol Nushi në emisionin ‘Raport’ në Kanal10 ka treguar se cila është simbolika e këtij aksioni.
“Ne e dërguam qeshmën në oborrin e Qeverisë në emër të gjithë atyre kompanive qe ministria e Liburn Aliut ju ka falur miliona euro borxhe të përdorimit të ujit të Kosovës”, ka thënë Nushi.
Sipas tij, brenda Qeverisë Kurti ka korrupsion serioz. /Gazeta10/