
Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës pritet të marrë dirtën jeshile nesër në Strasbourg.
Gazetari i Kanal10, Kushtrim Sadiku po qëndron në Strasbourg ku po i ndjek nga afër zhvillimet rreth votimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE, raporton gazeta10.
Atje Sadiku ka intervistuar deputetin ukrainas, Oleksiy Goncharenko i cili njihet si përkrahës i shtetit të Kosovës.
Deputeti Goncharenko për Kanal10 është shprehur i bindur për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Kosova është Evropë”, ka qenë mesazhi i deputetit ukrainas Goncharenko. /Gazeta10/