Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kosova, Tadiq hedh akuza ndaj Vuçiqit

Gazeta10
29 Shtator 2022 - 15:40

Ish Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka hedhur akuza në drejtim të presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuciq në lidhje me Kosovën, raporton Gazeta10.

Tadiq ka thënë se kur shqyrtohet ideja e dy gjermanive në kuadër të zgjidhjes Kosovë-Serbi, duhet pasur parasysh se në atë kohë dy Gjermanitë kanë qenë pjesë e OKB-së.

 “Kjo ishte veçanërisht e rëndësishme tani që tema e të ashtuquajturit modeli i dy Gjermani, si zgjidhje për Kosovën, po ngrihet sërish në bashkësinë ndërkombëtare. Sa herë që përmendet ai model, duhet pasur parasysh se në atë kohë të dyja Gjermanitë ishin anëtare të OKB-së”, tha Tadiq për të përjavshmen NIN.

Më tej, Tadiq është ndalur edhe tek interpretimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me legjitimitetin e pavarësisës së Kosovës.

“Gjykata pohoi se shpallja e pavarësisë nuk përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare thjesht sepse ajo u miratua nga ata që nuk ishin faktor në të drejtën ndërkombëtare. Shqiptarët në përputhje me interesat e tyre gjatë gjithë kohës insistojnë në pjesën e përgjigjes që thotë se “nuk është shkelje e së drejtës ndërkombëtare” dhe që nga ardhja e Partisë Progresive Serbe në pushtet, Serbia nuk arrin të insistojë që thuhet gjithashtu se nuk është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, ka theksuar Tadiq.

Ai ka akuzuar presidentin aktual serb Vuçiq se po e sulmon atë përmes interpretimit që ia bëjnë shqiptarët kësaj marrëveshjeje.

“Vuçiq dhe regjimi i tij gjatë gjithë kohës e përkrahin interpretimin shqip duke sulmuar ish-qeverinë”. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.