Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kosova U21 nis kampin dhjetëditor në Antalia

Gazeta10
18 March 2025 - 16:30

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka nisur përgatitjet në Antalia të Turqisë, ku do të zhvillojë një kamp stërvitor dhjetëditor si pjesë e përgatitjeve për ciklin e ardhshëm kualifikues.

Gjatë këtij kampi, ekipi do të kryejë dy seanca stërvitore në ditët e para, ndërsa më pas do të vazhdojë me nga një seancë në ditë. Krahas stërvitjeve, do të zhvillohen edhe dy ndeshje miqësore kundër Turqisë U21 dhe Moldavisë U21, në mënyrë që përzgjedhësi Afrim Toverlani të vlerësojë formën e lojtarëve të grumbulluar.

Në këtë grumbullim janë ftuar për herë të parë në Përfaqësuesen U21 edhe dhjetë futbollistë të rinj: Laurent Seji, Sead Ahmeti, Drini Miftari, Elvaris Suplja, Hamza Muqaj, Adem Imeri, Faton Ademi, Medin Gashi, Eurolind Avdimetaj dhe Arlind Maloku.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.