Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kosovarët ‘pushtojnë’ Shqipërinë, numër i madh ja mësyjnë bregdetit

Gazeta10
31 August 2024 - 17:23

E shtuna e fundit e këtij muaji është shoqëruar me numër të lartë automjetesh e qytetarë të Kosovës, por jo vetëm, që udhëtojnë drejt Shqipërisë.

Një pjesë e tyre shfrytëzojnë fundjavën e këtij muaji për të shkuar në bregdet e të tjerë për punë.

Gjatë muajit korrik kanë hyrë dhe dalë në këtë pikë kufitare më shumë se 800 mijë persona, ndërsa në muajin gusht fluksi ka qenë më i lartë, ku numërohen më shumë se 950 mijë udhëtarë.

Destinacioni kryesor mbetet bregdeti në këtë sezon veror si dhe kalimi pa kontrolle ka ndikuar në lehtësimin e kalimit pa krijuar radhë të gjata në sportelet e këtij kufiri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.