Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Kosovën e ka ba bërllog, s’mund t’i ndihmojë Tetovës – Shpërthen tetovari kundër Kurtit

Gazeta10
12 August 2023 - 9:16

Vizita e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti në Tetovë u përcjellë me kritika të shumta nga kundërshtarët e tij dhe të atyre që ftuan Kurtin atje.

Kundërshtim të madh kishte edhe një qytetar i moshuar, i cili në një intervistë për “Tetova Sot”, tha që Kurti nuk mund t’i ndihmojë Tetovës sepse nuk është duke i ndihmu as Kosovës, përcjell Gazeta10.

“Si ka ardhë në pushtet krejt kah e prapmja është tu i shku Kosovës. I ka prish punët me ndërkombëtarët, me evropën me Amerikën, me shtetin tonë amë Shqipërinë, çka ly ai me ardh në qytetin e Tetovës?”, tha qytetari.

Ai tutje tha që Kurti e ka ba bërllog Kosovën dhe se Tetovës nuk mund t’i ndihmojë asgjë.

I moshuri tetovar porositi Kurtin që ta drejtojë Kosovën, “atë që ta ka pru UÇK-ja, ta kanë pru të gatshme, t’I po do me e prish”, tha ai. /Gazeta10/

@tetovasot_official Albini në Tetovë, ja çka thonë tetovarët#tetovasot #nevrijademi #CapCut #viral #foryou #news #tiktok #foryoupage #Tetova #albinkurti #bilallkasami ♬ Powerful songs like action movie music – Tansa

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.