Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Kosova u zhyt me dy këmbët në lloç”, Matoshi: Albin Kurti e ka luftu me guri çdo projekt energjetik

Gazeta10
27 December 2024 - 23:31

Analisti politik, Halil Matoshi ka komentuar raportet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Problemet janë mes dy qeverive. Nuk kanë ndryshu SHBA-të e as Bashkimi Evropian, por ka ndryshu Kosova. Albin Kurti e ka ndryshu Kosovën tu thanë jo me kryeneçësinë me të madhe të një mburraveci të fshatrave më të thella të Kosovës”, ka thënë Matoshi në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Matoshi nuk ka kursyer kritikat për Qeverinë e Kosovës në krye me Kurtin, duke thënë se “Kosova në qeverisjen e tij është zhytur me dy këmbët në lloç”.

“Albin Kurti a e din pse sot e ka Kosovën në terr, sepse e ka luftu çdo projekt të kapaciteteve energjetike. E ka luftë me guri e me dru”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.