Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Kraki i përgjigjet Gani Gecit për votën e vajzës së tij: E çuditshme për ‘dorëzaninë’

Gazeta10
01 May 2025 - 22:20

Ish-deputeti, Gani Geci gjatë një paraqitjeje para mediave, gjatë ditës së sotme, është treguar i ashpër pas pretendimeve të Faton Pecit nga Guxo, ku thotë se e ka ftuar për bashkëpunim. Ai u shpreh se një gjë e tillë s’ka ndodhur, ndërsa e cilësoi Listën Guxo si japanxhë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Këto deklarata ofenduese të Gecit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, i ka quajtur të panevojshme.

Kraki, në “Politiko” ka folur edhe për votën e deputetes, Marigona Geci, vajzës së Ganisë.

“Nuk i konsiderojë shumë të rëndësishme këto vaki. Nuk e di a është tentuar që të merret vota e saj. Marigona Geci është deputete vet, ajo i ka marrë votat dhe është pak e çuditshme që dikush tjetër të flet, të jetë një farë hipoteke, dorzanie, vota nuk merret me hipotekë”, ka thënë Kraki./Gazeta10 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.