
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka paralajmëruar në “Politiko” se Qeveria Kurti III do të formohet brenda 15 ditëshit, pasi të konstituohet Kuvendi.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar autori i emisionit, Kushtrim Sadiku, i cili e pyeti se me kë do ta formojnë Qeverinë.
“Me kë, me z.Limajn”, pyeti Sadiku.
“Nuk ka marrëveshje ende por është ‘ongoing’ diçka. Është e domosdoshme që partitë në opozitë me u respektu edhe me pasë sjellje konstruktive edhe nëse mbesin në opozitë”, ka thënë Kraki.
“Kraki, nuk je duke me thënë konkretisht kah po ia mbani?”, pyeti sërish Sadiku. /Gazeta10
Për më shumë, ndiqeni debatin: