Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Krasniqi bën homazhe në Mejë: Pa u gjetur edhe i zhdukuri i fundit, nuk mund të ketë drejtësi!

Gazeta10
27 April 2023 - 12:09

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në 24-vjetorin e masakrës së Mejës.Ai tha se pa u gjetur edhe i zhdukuri i fundit, nuk mund të ketë drejtësi.

Krasniqi mes tjerash u shpreh se për disa familjarë, liria ende nuk ka ardhur.

”Si çdo 27 prill edhe këtë vit sa herë që vijmë këtu në ‘Lëndinën e Krenarisë’ në Mejë. Nuk ka sesi të kujtojmë këtë rrugëtim të rëndë e tragjik të popullit tonë që sakrifikoi aq shumë për lirinë që e gëzojmë sot dhe padyshim si në çdo ditë tjetër por në mënyrë të veçantë në këtë ditë kur i kujtojmë të pagjeturit, dhimbjen e pambaruar të familjarëve në radhë të parë por edhe të kombit tonë në përgjithësi”, tha Krasniqi.

“Për disa prej familjarëve, liria ende nuk ka ardhur. Pa u gjetur dhe pa u zbuluar fati i të pagjeturit të fundit nuk mund të ketë drejtësi”, tha tutje Krasniqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.