Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Krasniqi i bie pishman për qasjen ndaj përfaqësuesit të SBASHK-ut: Rrahman Jasharaj është simbol i rezistencës

Gazeta10
21 September 2022 - 21:00

Aktivisti i shoqërisë civile, Denis Krasniqi ka thënë se ndjehet pishman për qasjen dhe deklaratat e tij në Politiko ndaj përfaqësuesit të SBASHK-ut.

Krasniqi tha se edhe qasja e deputetit të VV-së, Dimal Basha ishte e ngjashme me të tij, por që ai, ndihet keq me të.

Krasniqi më tej në Politiko theksoi se kryesindikalisti i arsimit, Rrahman Jasharaj është simbol i rezistencës, madje i njëjti sipas tij, u ka rezistuar të gjitha qeverive, shkruan Gazeta10.

“Qasja e Dimal Bashës gati komplet e njëjtë sikur e jemja. Nihna shumë keq që kam pas atë qasje ndaj një mësimdhënësi të Kosovës. S’pajtohna me Bashën për asnjë fjalë. Nuk mendoj që Jasharaj është ashtu siç po tentohet të paraqitet. Unë personalisht Jssharajn e shoh si simbol të rezistencës. Ai ka rezistuar ndaj krejt qeverive. Unë nuk besoj që është njeri i PDK-së, ai është njeri veç i mësimdhënësve. Jam taku edhe me të personalisht, edhe e di që qasja e tij është vëllezërore”, tha Krasniqi në Politiko. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.