Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

Krasniqi: Kurti është mashtrues dhe përçarës

Gazeta10
04 Shkurt 2025 - 23:10

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që po synon edhe një mandat në Kuvendin e Kosovës, Rrezarta Krasniqi, e ka quajtur Kryeministrin Albin Kurti mashtrues dhe përçarës.

Në një intervistë për emisionin “Spotlight”, Krasniqi e ka fajësuar Kurtin për prishje të raporteve me Shqipërinë, përkatësisht Kryeministrin Edi Rama.

“Kemi pas një situatë jashtëzakonisht jo të mirë sepse ju e dini që siç janë marrëdhëniet mes dy kryeministrave Shqipërisë dhe Kosovës. Për herë të parë, merreni me mend ne kemi përçarje mes veti sepse kryeministri për mua është njeri mashtrues dhe përçarës”, ka thënë Krasniqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.