Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Krasniqi: Kurti t’i lë filmat vizatimor dhe të merret me problemet e vendit

Gazeta10
23 Gusht 2023 - 18:28

Profesori universar, Milazim Krasniqi në emisionin Info 10 ka komentuar vizitën dhe reagimet pas vizitës se kryeministri Kurti në Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, Kurti duhet të merret me problemet që janë në vendin tonë dhe mos të bëjë vizita përçarëse, raporton Gazeta10.

“Kurti më së miri ka qenë të fokusohej në problemet e mëdha që ka Qeveria dhe ti lërë këta filma të vizatuar me rolin e tij kinse të rëndësishëm në Ballkan sepse nuk ka asnjë rol Kurti dhe Kosova në këto relacione”, tha ai.

Profesori Krasniqi shton se vizita e Kurtit ka qenë gabim për faktin se nuk është dakorduar me Qeverinë e Maqedonisë./Gazeta10  

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.