Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi për fjalimin Ramës në KE: Populli i Kosovës ju është mirënjohës!

Gazeta10
12 October 2022 - 16:46

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për fjalimin e tij në Këshillin e Evropës lidhur me miratimin e Rezolutës së propozuar nga Shqipëria kundër Raportit ish-senatorit Dick Marty për trafikim të organeve gjatë luftës në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka shprehur mirënjohjen e populli të Kosovës për qëndrimin dinjitoz të kryeministrit Rama.

“Është fat i madh për Kosovën që në këtë periudhë sfiduese, Shqipëria ka një kryeministër si Edi Rama – i cili nuk e humb asnjë mundësi që i jepet për të mbrojtur Kosovën, luftën tonë çlirimtare dhe të drejtën tonë të patjetërsueshme për liri dhe pavarësi. Faleminderit Kryeministër Rama për qëndrimin dinjitoz dhe dashurinë e pakushtëzuar për Kosovën. Populli i Kosovës të është mirënjohës!”, ka shkruar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.