Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi për pagat: Një qeveri e paaftë për të qeverisur, lëshohet në vendime të tilla arbitrare  

Gazeta10
31 August 2022 - 20:04

Memli Krasniqi – Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për vendimin e mosekzekutimit të pagave për mësuesit. 

Krasniqi përmes një statusi në Facebook, ka thënë se vetëm një qeveri që është e paaftë për të qeverisur, lëshohet në vendime të tilla, raporton Gazeta10. 

“Përderisa qytetarët pyesin se ku është qeveria për të ndërmarrë veprime lehtësuese, qeveria vepron me masa hakmarrëse ndaj mësimdhënësve e shërbyesve civilë, duke ua ndalë pagat për shkak të grevës. Vetëm një qeveri e paaftë për të qeverisur dhe pa kurrfarë vizioni për të adresuar sfidat socio-ekonomike të qytetarëve mund të lëshohet në vendime të tilla arbitrare. Ky mentalitet sanksionues ndaj mësimdhënësve tanë nuk është parë e as dëgjuar në Kosovë që nga koha e okupimit serb dhe masave të dhunshme të viteve ’90”, ka shkruar ai. 

Më tej, Krasniqi ka thënë se zgjidhja e vetme është të dialogohet, e jo të hakmerret ndaj grevistëve. 

“Fytyra e qeverisjes së Kosovës së pavarur e demokratike nuk duhet të jetë qeverisja depresive e represive. Qeveria duhet që të përmbushë obligimet ndaj mësimdhënësve dhe shërbyesve civilë si dhe të lejë anash këtë logjikë shantazhi e revanshi.”, ka shkruar ai. 

Teksa, ka thënë se situata kërkon masa lehtësuese, e jo ndëshkuese për mësuesit. 

sot përmes një konference për medie është deklaruar Ministri i Ekonomisë dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili tha se sot është bërë ekzekutimi i pjesshëm i pagave në sektorin publik./Gazeta10   

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.