Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi: Vettingu kalon vetëm përmes Kuvendit të Kosovës

Gazeta10
14 September 2022 - 21:32

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se vettingun në sistemin e drejtësisë është për t’u përshëndetur.

“Unë e kam kërkuar që të çohet në Kuvend, dikur nga fundi i qershorit dhe ia kam bërë të qartë se vettingun mund ta bëjë vetë Kuvendi”, tha Krasniqi në transmetuesin publik.

“Kuvendi është i vetmi institucion që mund ta rregullojë këtë punë”. Ai më tej theksoi se për vettingun në sistemin e drejtësisë, PDK e ka pasur propozim që nga viti 2017 e 2018.

Kreu i PDK-së u shpreh se nëse vettingu ka për qëllim ta verifikojë pastërtinë e një gjykatësi apo prokurori, duhet hequr dikë nga puna e Kushtetuta duhet të ndryshojë, e për këtë duhen 2/3, e për ta bërë këtë duhet të votojë edhe opozita. 

Duke folur për konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar, kryetari i PDK-së tha se ka qenë gabim të çohet tutje Byroja për Konfiskimin e  Pasurisë së Pajustifikueshme. “Por për këtë, Kurti nuk e ka përnjëmend. Vettingun e ka përnjëmend sepse për Byronë, edhe ai e  di që  rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese”. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.