
Komentatori politik Krenar Shala, në Politiko ka kritikuar opozitën për mungesë veprimi dhe ka komentuar situatën rreth zgjedhjes së presidentit.
“Fatkeqësisht kemi një opozitë inerte. Duhet të ishte një moment vendimtar për opozitën që të tregojë proaktivitet dhe të konsolidohet, përndryshe vetëm po i bie kredibiliteti dhe fuqia politike,” tha Shala në Politiko.
Ai tha se nëse opozita do të ofronte tre kandidatura për president, kjo do ta vendoste kryeministrin Albin Kurti në një pozicion të vështirë, por edhe të favorshëm, duke nxitur procesin për zgjedhjen e presidentit. Sipas Shalës, Kurti është i vetëdijshëm për rrezikun e akumulimit të shumtë të pushtetit dhe për këtë arsye nuk dëshiron të shkojë në zgjedhje./Gazeta 10
Deklarata e plotë: