
Krenar Shala, në emisionin Politiko, ka folur për pozicionin e Lëvizja Vetëvendosje në skenën politike dhe mundësinë e rritjes së mbështetjes elektorale për këtë subjekt.
Shala tha se opozita vazhdon të mbetet e dobët dhe ende e dëmtuar nga rezultati i zgjedhjeve të kaluara, ndërsa sipas tij nuk ka arritur të krijojë një momentum të mjaftueshëm politik kundër Vetëvendosjes.
“Frika është që opozita nuk ka pasur forcë dhe ka qenë shumë e lënduar nga rezultati i kaluar”, deklaroi ai.
Sipas Shalës, forca kryesore e Vetëvendosjes qëndron në aftësinë për ta bindur elektoratin edhe në situata kur, sipas tij, mund të ketë gabime apo pakënaqësi.
Ai shtoi se nuk e përjashton mundësinë që Vetëvendosje të arrijë një rezultat edhe më të lartë në zgjedhjet e ardhshme.
“Unë pres që Vetëvendosje mundet me marrë edhe 63 për qind”, tha Shala.