
Lamih Balaj, kryetar i Sindikatës së Telekomit të Kosovës, ka bërë të ditur në emisionin ‘Raporti’ në Kanal10 se që 35 ditë punëtorët nuk kanë marrë paga, për shkak të bllokimit të llogarive nga përmbaruesi privat.
Sipas tij, punëtoër po pësojnë nga kontratat e dëmshme e që e kanë sjell Telekomin në këtë gjendje, raporton gazeta10.
“Nëse një kontratë nuk është ekzekutuar nuk është dashur që si pasojë e saj të dëmtohen punëtorët e Telekomit. Sepse punëtori punon për pagë dhe kur vjen fundi i muajit nuk paguhet dhe po i barë pasojat e keqmenaxhimit dhe krejt atyre kontratave të dëmshme”, ka thënë Balaj. /Gazeta10/