Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryediplomati shqiptar: Vëllimi tregtar Kosovë-Shqipëri u rrit për 100 milionë vitin e kaluar

Gazeta10
16 January 2024 - 20:03

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani është pritur në një takim nga zvëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Bislimi, duke folur për marrëveshjet e arritura mes vendeve, ka thënë se pothuajse për të gjitha ka pasur zbatim të plotë dhe efektiv.

Ndërsa, Hasani tha se vëllimi tregtar mes vendeve u rrit për 100 milionë euro në vitin e kaluar.

“Më tej, u diskutua rreth sfidave të përbashkëta ku mund të bashkëpunojmë akoma më shumë, si integrimi evropian, mirëpo edhe në fushën e sigurisë dhe të bashkërendimit për ruajtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon, e në veçanti në Luginën e Preshevës, patur parasysh diskriminimin me të cilin përballen shqiptarët”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
23 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.