Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kryediplomatja gjermane quhet “prostitutë: Debatet anti-gjermane në TV serbe, ku reklamohet edhe nga Gjermania

Gazeta10
28 March 2023 - 13:44

Në Serbi mediet e lidhura me Rusinë kanë nisur një fushatë denigrimi ndaj figurave udhëheqëse të Gjermanisë duke i portretizuar me emra si prostitutë dhe emra tjerë ofendues, kjo u vërtetuar nga një hulumtim i mediumit gjerman ZDF, cili ka analizuar lajmet e mediumeve pro ruse në Serbi, raporton Gazeta10.

Ajo që duket e habitshme në gjithë këtë situatë është prania e reklamave të cilat paguhen nga kompanitë gjermane.

Televizioni serb “Happy TV”  në debatet e tij propagandues u ka dhënë hapësirë  “analistëve” që kanë ka përshkruar Ministren e Jashtme Federale të Gjermanisë Annalena Baerbock si një “ish-prostitutë me performancë të lartë”. Njëjtë, me propaganda të tilla ka vepruar dhe televizioni tjetër serb “Pink tv”.

Sipas  gazetës “Auslandsjournal”, organizata joqeveritare CRTA pretendon se kompanitë gjermane do të mbështesnin propagandën proruse në televizionet serbe me miliona euro për reklama.

Vlen të theksohet që viteve të fundit investimet gjermane në Serbi janë rritur dukshëm. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.