
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim rektorin e Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi.
Ky takim është mbajtur në prag të 54 vjetorit të UP-së.
Rektori i UP-së e ka njoftuar Kurtin se me draft statutin e ri për Universitetin, ai synon të sjellë ndryshime të nevojshme në ngritjen e standardeve të institucionit në tërësi, jo vetëm në vend por edhe më gjerë.
Ai e ka falënderuar Kurtin për bursat STEM që i ka dhënë për vajzat studente.
“Ndryshimi i këtij statuti, i cili tani është për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës, vjen pas plot 11 vitesh. Rektori Qerimi e falënderoi Kryeministrin Kurti për ndihmën që Qeveria ka dhënë përmes skemës së bursave në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës, STEM, për vajza, e të cilat ai i cilësoi si investim i kthyeshëm për vendin”, thuhet në njoftimin për media.
Gjatë takimit u potencua edhe nevoja për angazhim shtesë rreth çështjes së profileve deficitare.