
Takimi në Zyrën e BE-së në mes ambasadorit amerikan në Kosovë, Hovenier edhe kryetarëve të zgjedhur në veri tashmë ka filluar.
Kwshtu ka raportuar gazetarja, Gentiana Gashi në një lidhje direkte atje, ku ka thënë se prezent në këtë takim janë dy kryetarët të cilët janë nga radhët e PDK-së .
“Izmir Zeqir nga Zubin Potoku dhe Ilir Peci nga Zveçani janë në takim, ndërkohë që kryetari i Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut nuk kanë ardhur”.
Nuk dihet nëse ka edhe zyrtarë të tjerë brenda në takim.
Ky takim është paralajmëruar që nga dje, pas tensioneve që kanë ndodhur./Gazeta10