
Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha ka reaguar pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë miratuar ligjin për KPM-në pa i marrë fare parasysh rekomandimet e BE-së, Këshillit të Evropës dhe OSBE-së.
Në emisionin ‘Raport’ në Kanal10, Rexha ditën e sotme e ka quajtur të keqe për mediat në Kosovë.
Rexha ka thënë se me miratimin e këtij ligji, Qeveria e Kosovës ka për qëllim disiplinojë dhe kontrollojë mediat online që mund të jenë kritike ndaj kësaj qeveri.
“Kjo është për keqardhje dhe është ditë e keq për mediat në Kosovë. Qeveria po punon kundër lirisë së medias dhe shprehjes në Kosovë. Qeveria po punon kundër lirisë së medias dhe shprehjes në Kosovë”, ka thënë Rexhaj, raporton gazeta10.
Tutje ai ka theksuar se qëllimi i Qeverisë Kurti është që ‘ta mbush KPM-në me njerëz të VV-së’. /Gazeta10/