
Kryetari i komunë së Istogut, Ilir Ferati së shpejti do të bëhet me veturë të re zyrtare.
Komuna të cilën ai e udheheqë ka vendosur që të “lëshojë dorën” në shpenzime të luksit.
Komuna e Istogut ka vendosur që t’i ndajë 148,708 euro për blerjen e një veture për zyrën e kryetarit dhe blerjen e disa veturave për administratë, raporton Gazeta10.
Për blerjen e këtyre veturave Komuna tashmë ka shpallur edhe tenderin të ndarë në dy lote, ku në loton e parë është përfshirë blerja e veturave për administratën komunale dhe në loton e dytë blerja e veturës për zyrën e kryetarit.
Nëse çdo gjë shkon sipas procedurave të parapara, kryetari i Istogut, Ilir Ferati veturën e re mund ta gëzojë para festës së Vitit të Ri. /GAZETA10/
